Meghan zbulon se ka pasur abort spontan këtë verë

By

Dukesha e Sussex ka shkruar një ese personale për humbjen fëmijës në shtatzëninë e dytë, në korrik të këtij viit..

Duke shkruar në The Neë York Times, Meghan ka kujtuar mëngjesin e korrikut kur ishte duke ndërruar pelenën e të birit, Archie Harrison Mountbatten Ëindsor, me ç’rast ndjeu një therje të mprehtë. “U shtriva në tokë me të në duart e mia, duke e kënduar një ninullë për të na mbajtur të dyve të qetë, një tingull në kontrast nga ajo se e ndjeja që diçka nuk ishte në rregull”, shkruan Dukesha.

“Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, se po humbja të dytin”. 39-vjeçarja ka treguar më pas se si u gjend në një shtrat spitali orë më vonë me bashkëshortin, Princin Harry krah saj. “Ndjeva mprehtësinë e pëllëmbës së tij dhe i putha nyjet e tij, të lagura nga të dy lotët tanë”, shkruan ajo. “Duke parë muret e bardha të ftohta, sytë e mi shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim”.

Rreth 10 përqind të shtatzënive përfundojnë me abort spontan sipas statistikave, por vetëm një pjesë e vogël e grave zgjedhin për të folur publikisht për momente si këto. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm