Intervistat e shumta të babait të Meghan, Thomas Markle, duket që kanë shqetësuar shumë nusen më të re të familjes mbretërore. Mesa duket babai i saj, motra dhe i vëllai kanë dëshirë të fitojnë disa para në kurriz të Meghan Marle duke dhënë vazhdimisht intervista dhe duke akuzuar Dukeshën e Sussex, por kjo i ka ardhur në majë të hundës familjes mbretërore.
Pallati mbretëror nuk reagon asnjëherë për problemet e familjarëve të tij, por kësaj radhe është ndryshe, pasi sipas burimeve për Daily Mail, durimi i Mbretëreshës është sosur.
Po sipas DailyMail, familja mbretërore po përgatit një strategji agresive ndaj babait të Dukeshës, në mënyrë që ky i fundit mos të japë asnjë intervistë për mediat. Ende nuk dihet se cila është kjo strategji, por mesa duket Mretëreshës Elizabeth II i kanë ardhur në majë të hundës intervistat e Thomas Markle.
Meghan Markle është shumë e mërzitur me gjithë telashet që po i sjell familja e saj, ku veç mamaja e mbështet, e cila do të shpërngulet shumë shpejt në Londër për të jetuar pranë së bijës.