Megan Fox: Kisha një periudhë të errët në karrierën time

By

Aktorja amerikane Megan Fox, foli për herë të parë për periudhën e errët në karrierën e saj.

Ajo ishte duke luftuar me kohët e errëta, që ajo përjetoi në Hollywood, dhe pse i duhej të largohej për të rritur tre fëmijët e saj.

Aktorja 35 vjeçare, tha për “Washington Post”, se mirëpritja në jetë e fëmijës së saj të parë me ish burrin Brian Austin Green, në shtator të vitit 2012, e çoi atë në tërheqjen nga puna e saj, dhe e ndihmoi atë të gjente qëllimin e saj.

“Të bërurit nënë më shpëtoi mua sinqerisht”.

Megan Fox është nënë e tre fëmijëve Noah, Bodhi dhe Journey.

Brian Austin Green, konfirmoi ndarjen e tyre në maj të vitit 2020, po atë muaj Megan ishte lidhur me të dashurin Machine Gun Kelly, dhe bëri kërkesë për divorc në nëntor të vitit 2020.

Pavarësisht nga zhgënjimet e saj me karrierën, Fox ishte me fat për kohën që mundi të kalonte për të rritur fëmijët e saj, dhe beson se kjo e ndihmoi atë të bëhej më empatike dhe introspektive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm