Princi Charles në përfundim të vizitës së tij në Serbi mbajti dje një fjalim në Parlamentin e Serbisë në të cilin ka përmendur edhe emrat Nënës Terezë dhe Rita Orës në kontekstin e integrimit të njerëzve nga Ballkani në Britani të Madhe.
Radio Evropa e Lirë citoi Princin Charles të ketë thënë se njerëz si Rita Ora janë shembulli i integrimit të ballkanasve në Britani.
“Njerëz nga Ballkani sot janë të njohur në Britani të Madhe në shumë fusha. Në muzikën bashkëkohore – Rita Ora të cilën e kam dëgjuar me shumë kënaqësi javën e kaluar në Londër”, citohet të ketë thënë Princ Charles në Parlamentin e Serbisë.
E kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u klasifikuar si skandal nga shtypi serb që në konstantim, nuk e ka hequr termin tashmë të njohur ‘PROVOKACIJA’.
Gazeta Kurir e ka cilësuar përmendjen e Ritës si ‘provokim ndaj Kuvendit të Serbisë’, teksa “InSerbia” ka shkruar se Princ Charles ka vënë në pozicion të sikletshëm deputetët serb të cilët nuk kanë reaguar në momentin kur shkëlqësia e tij po lexonte fjalimin. /Prive.al/