Mediat italiane thonë se tërmeti i ka marrë jetën të dashurës së Greg Ramës

By

Media italiane “Mediaset” ka publikuar lajmin që një prej viktimave të tërmetit ka qënë edhe e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregorit.

Në artikullin e tyre shkruhet se Gregu dhe Kristi Reçi ishin takuar dy vite më parë dhe e kishin mbajtur sekret lidhjen e tyre, duke ia “besuar” vetëm miqve të afërm. “Gregor ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së mediave dhe fakti që e dashura e tij është ndër viktimat do të kishte kaluar pa u vënë re, po të mos ishte për një postim në Instagram që ai vetë e publikoi për të shprehur me terma të thjeshtë “humbjen e një personi tek mua afër,“-shkruan media italiane.

Paraditen e sotme ka qënë vetë djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë me dije se viktimave të tërmetit është edhe një e afërme e tij, e cila më vonë u mësua se ishte studentja e mjekësisë, Kristi Reçi. I pyetur për rastin kryeministri Rama nuk i përmbajti dot lotët dhe u largua nga intervista.

Artikuj të ngjashëm