Këngëtari i njohur Meda, sot zuri vend në portale me një lajm se gjoja ai po e lë krejtësisht muzikën për t’iu përkushtuar futbollit, respektivisht klubit ‘Hajvalia’.
Megjithatë, një konstatim i tillë është krejtësisht i pavërtetë për faktin se në lidhje me këtë çështje, Meda foli vetëm dy javë më parë në Prive.
Ai mes tjerash tregoi se as që i ka shkuar mendja ta lë muzikën për futboll.
‘Jo, asnjëherë nuk më ka shku mendja sepse muzika është art në vete, sporti art në vete.Janë dy lëmi të ndryshme, por që kanë të bëjnë me ndjenjat e brendshme. Unë futbollin e kom dasht gjithmonë por edhe muzikën, të cilës nuk kam mund t’i largohem’ – u shpreh Meda.
Këngëtari shtoi se me muzikë merret sepse e do, e jo vetëm shkaku i interesit. Ndryshe, për të gjithë adhuruesit e muzikës së Medës, këtë muaj pritet publikimi i albumit të ri. /Prive.al