Meda nuk përmbahet pas zgjedhjes së Ramushit kryeministër (FOTO)

By

Zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër është mirëpritur nga shumë fytyra publike.

Menjëherë pasi u zyrtarizua kabineti qeveritar me 61 votat minimale por të nevojshme, të shumtë ishin artistët që shfrytëzuan rrjetet sociale për urime.

Sidoqoftë, Mehdin Përgjeqaj – Meda, miku i ngushtë i kreut të AAK-së, pa dyshim se është gëzuar më së shumti.

Këtë ai e ka shfaqur edhe përmes reagimeve në rrjete sociale ku shfaqet i hareshëm me ekranin në prapavijë gjatë transmetimit të seancës.

Sukseset për bashkëvendasit nuk kanë se si të priten ndryshe pos në këtë formë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm