Vetëm pak ditë më parë, Meda solli dy projekte të shoqëruara me klipe.
“Badihava” dhe “Urime urime”, po ecin mirë dhe janë mirëpritur nga fansat e tij.
Por kjo nuk është e tëra. Këngëtari bashkoi forcat me një femër për këngën e radhës.
Bëhet fjalë për Vjollca Haxhiun, ajo e cila do të jetë në duet me Medën. Lajmi u bë i ditur pas një postimi të cilin këngëtari e ka bërë në instastory, por edhe nga Vjollca e cila përshkroi një video me ‘comingsoon’, e postoi foto me Medën pesë ditë më parë.
Deri në publikimin e këtij bashkëpunimi, kënaquni me këngët e fundit të të dy artistëve./Prive.al