Meda e Lulja shkëlqejnë krah njëri tjetrit në këtë imazh (FOTO)

By

Janë një çift që u përfolën shumë në mediat rozë për një ndarje të mundshme. Por këngëtari i famshëm Mehdin Përgjeqaj, doli e demantoi gjithçka duke thënë se edhe ligjërisht do t’i ndiqte shpifësit.

Meda dhe gruaja e tij Luljeta, janë më të lumtur se asnjëherë, kanë rritur familjen e tyre me katër fëmijë, e këtë verë organizuan një aheng madhështor për të festuar synetin e dy djemve të mëdhenj.

Ndërsa mbrëmë në një dasmë, çifti ka shkëlqyer krah njëri tjetrit me plot elegancë e glamur.

Lulja edhe pse nënë e katër fëmijëve, nuk e ka humbur aspak hijeshinë dhe bukurinë prej një vajze të re. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm