Një tjetër anëtar i familjes Hadid është jashtë tregut “romantik”.
Kjo për shkak se shqiptarja Dua Lipa tani është e dashura e djalit të vogël të familjes, Anwar Hadid, derisa dyshja i pushuan të gjitha thashethemet se janë në lidhje, duke u puthur në publik.
Ata janë fotografuar duke ndarë momente intime në një festival muzike në Londër.
Dyshja janë parë duke u puthur në festivalin e muzikës British Summer Time Hyde Park.
Dua po dukej rehat në një xhaketë të kombinuar me stoli ari, ndërsa Hadid po ashtu e kishte mbajtur stilin casual, me një xhaketë të stilit ushtarak në ngjyrë të gjelbër. /Prive.al