Me tone e qeshje tallëse, Balina përballet me fansat e Ilirit

By

Prej fillimit të aventurës në Big Brother VIP, një nga opinionistet, Balina Bodinaku nuk e ka fshehur ndonjëherë anshmërinë e saj pro Donaldit dhe kritikën gjithnjë në majë të gjuhës sa i përket Ilirit dhe “rrethit” të tij.

View this post on Instagram

A post shared by Balina Bodinaku (@balinabodinaku)

Kujtohet nga të gjithë ndërhyrja e pa takt kundrejt Fifit që rezultoi me largimin e saj nga shtëpia shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ndonëse nuk ka gjë të keqe të mbash anë, nënqeshjet me komentuesit më të zjarrtë të programit s’kanë përse ndodhin.

Një diskutim i tillë ka ndodhur në Instagram me një prej fanseve të Ilirit që performancën më të “qetë” të Balinës mbrëmë e ka konsideruar si “rënie puplash”.

Nuk ka munguar replika e opinionistes e cila dy herë me nënqeshje duke u tallur e ka paralajmëruar fansen të “presë dhe të mos flasë para kohe”.

Diskutimin e plotë të tyre mund ta ndiqni në vijim teksa vlerësojeni vet se a duhet opinionistja të ketë këtë lloj komunikimi me pjesën më emotive – fansat. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm