Me tekst të Aida Barakut, “Harrova” rikthen Armend Rexhepagiqin në muzikë

By

Kujtdo që i ka munguar zëri ikonik i Armend Rexhepagiqit, tingujt e bukur të melodisë së këngëve të tij dhe tekstet prekëse të Aida Barakut, pritjes i erdhi fundi.

Këngëtari i famshëm kosovar Armend Rexhepagiqi është rikthyer në muzikë me një këngë të tijën të vjetër, e kësaj here një nga krijimet e bukura të dyshes Rexhepagiqi-Baraku, interpretohet nga vet këngëtari dhe jo dikush tjetër.

Me një nga këngët e nxjerra nga sirtarët e pasur të muzikës së tij e në duet me Tuna Sejdiun, Armend Rexhepagiqi e ka vulosur rikthimin me këngën “Harrova”, e cila është po ashtu pjesë e albumit të ri të Tunës.

Kënga është lansuar në mbrëmjen e të hënës bashkë me një videoklip modest, por tejet emocional dhe kjo po që do jetë nga ato këngët që publiku edhe njëherë do i këndojë bashkë me Tunën dhe Armendin – NJËZËRI. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm