Më të thjeshtë se kaq nuk e keni parë kurrë bashkëshorten e Medës

By

Si çdo vit, fytyra të shumta publike në mes të sezonit të ngjeshur veror kanë gjetur pak kohë për t’ia mësyrë bregdetit turk.

E në këtë ‘formacion’ nuk kishte se si të mos mungonte edhe këngëtari Mehdin Përgjeqaj – Meda i cili drejt Turqisë është nisur me bashkëshorten dhe një grup miqsh.

Ndonëse këngëtari i shumë hiteve është pak i rezervuar në postime, ai është shfaqur me bashkëshorten e tij, Lulen në disa imazhe teksa darkojnë në një prej hapësirave të kompleksit ku pushojnë.

Mbase të lodhur nga një ditë me diell, Meda e Lulja shihen më të thjeshtë se kurrë më parë në imazhin e shpërndarë, duke arritur që prapë se prapë të duken shumë mirë krah njëri-tjetrit.

Më poshtë fotografia, përtej filtrave e pamjes ekstravagante që rastis të shohim shpesh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm