MË NË FUND! Vajza e Miriamit dhe Albanit ekspozohet me fytyrë

By

Për gati një muaj, mbush vitin e parë prej kur ka ardhur në jetë por vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt, me prindërit fytyra publike ka pasur një kujdes të veçantë.

Dyshja e njohur si një prej çifteve më të pëlqyera shqiptare ka gjetur një ekuilibër në mes të ndarjes së momenteve me fansat dhe privatësisë.

Pothuajse për një vit të tërë, Albani dhe Miriami nuk e kanë shfaqur me fytyrë të plotë princeshën e tyre Ameli por nga sot e tutje, fansat e shumtë kanë edhe një tjetër imazh më të qartë të bukuroshes së vogël.

Kjo për faktin se që në orët e hershme të mëngjesit, Cani i ka uruar ditë të mbarë fansave përmes një fotografie të Ameli që vazhdon të shijojë gjumin.

Imazhi i ëmbël nuk do shumë koment. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm