Më në fund, Kim Kardashian shpallet ligjërisht beqare!

By

Kim Kardashian është shpallur ligjërisht beqare nga Kanye West, vendosi të mërkurën gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Angeles, Steve Cochran.

Si rezultat i këtij vendimi, ylli i realitetit nuk do të jetë më “Kim Kardashian West” – ajo tani e tutje do të përdorë vetëm mbiemrin e saj të famshëm Kardashian.

Kardashian, 41 vjeç, u shfaq në seancë përmes video-konferencës nga ajo që dukej si një dollap dhe dukej “e lumtur” pavarësisht temës së vështirë.

Gjatë seancës, gjyqtari i bëri Kardashian disa pyetje nën betim.

Kur u pyet nëse donte të ndryshonte përsëri emrin e saj, personazhi i “Keeping Up With the Kardashians” u përgjigj: “Po”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm