Filloreta, vajza nga Kosova ka qenë kryefjalë këto kohë në “përputhen” mes tjerash edhe për shkak të insistimit të saj në raportin me Mevlanin.
Ajo përkundër përcaktimit, nuk mbërriti të avancojë me hapa tutje në këtë raport.
Pak për shkak të hatërmbetjeve, pak për shkak të refuzimit të Mevlanit.
Por, sonte do bëhet një hap i rëndësishëm.
Më në fund, Filloreta do e realizojë vallëzimin me Mevlanin.
Lajmi është ndarë nga autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti.
Programi të shtunën pati prime-in e fundit, teksa në versionin ditor do të vazhdojë edhe për disa javë deri në mbylljen e sezonit në tërësi. /Prive.al