Që nga momenti i kontraktimit të virusit, këngëtarja e njohur Adelina Thaci ka qenë tejet transparente me publikun.
Përveç se bëri publike se është pozitive me koronavirus, ajo edhe më tej përshkroi edhe eksperiencën e saj, gjithnjë duke apeluar që njerëzit të mbrohen.
Por këtë sfidë shëndetësore e më tepër emocionale, Adelina e ka kaluar.
Tani më në fund ajo mund të përqafojë vajzat e saj pa frikë se mund t’i sëmurë.
Ajo dhe familja e saj kanë nisur pushimet në Sarandë të Shqipërisë, ku këngëtarja thekson se është e lirë. /Prive.al