Në mes të muajit prill, Genta Ismajli shënoi ditëlindjen e parë të binjakëve të saj, Icon dhe Blue Ivy.
Binjakët janë rritur mjaftueshëm sa për të nisur të shqiptojnë të parat fjalë.
View this post on Instagram
Përmes rrjeteve sociale, Genta ka zbuluar se fëmijëve u flet shqip.
Në një video të ndarë sot në rrjetin social Instagram, këngëtarja e pyet djalin se sa e do, dhe ai përgjigjet me ‘Kaq’, duke dashur të tregojë se sa shumë e do nënën e tij.
Kujtojmë se përgjatë kësaj kohe, këngëtarja bashkë me partnerin e saj Ustën, po qëndron me kohë të plotë në Zvicër.
Së fundmi, Genta që po i mungon muzikës, hapi edhe biznesin e saj të ri, një market ushqimor me produkte nga Ballkani dhe Turqia për të qenë sa më pranë diasporës që vepron në Zvicër e që mund të ketë nostalgji për shije të ndryshme nga vendlindja. /Prive.al
View this post on Instagram