Në rrjete sociale ka shumë dhurata të cilat shpërndahen nga të famshëm në kuadër të promocioneve të ndryshme.
Por, Alketa Vejsiu duket që këtë proces e dërgon në një tjetër nivel.
Prezantuesja e sipërmarrësja e njohur po bën dhuratë hiç më pak se një veturë.
Për të fituar atë, janë disa kritere, mes të cilave ndjekja e profilit të Revistës Class dhe 39 profileve të tjera.
Një dhuratë të tillë gjigante, prezantuesja Vejsiu siç është shprehur vetë, e ka parë të nevojshme për ta bërë për publikun që e ka ndjekur në 20 vite punë në ekran. /Prive.al