“Përputhen” mund të marrë një rrjedhë tjetër në këtë sezon dhe për të gjithë nostalgjikët e edicionit paraprak, ky mund të jetë një lajm i mirë.
Kjo sepse, mund të kthehen disa nga protagonistët e sezonit të kaluar të cilët janë ende beqarë.
Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar autorja e programit Olsa Muhameti në idenë e parashtruar nga një prej ndjekësve.
Për të matur preferencën e publikut, ajo ka hapur edhe një sondazh duke pyetur ndjekësit nëse beqarët nga sezoni i kaluar duhet të rikthehen.
Mbi 70 përqind kanë votuar po.
Olsa ka dëshmuar se opinionin e publikut e ka me peshë të madhe andaj mos u habisni nëse një dëshirë e tillë plotësohet shpejt! /Prive.al