Fundi i gushtit është rezervuar për pushime edhe nga Kida.
Pas një sezoni ‘shpërthyes’ me hite e koncerte të vazhdueshme, këngëtarja po i mbush bateritë në një nga resortet e Turqisë.
Ajo atje është e shoqëruar nga mikeshat e saj.
Sigurisht, fotot nga pushimet nuk kanë munguar në rrjete sociale ku Kida shfaqet në top-formë, si rezultat i palestrës dhe kujdesit të saj të vazhdueshëm për veten, detaj nga i cili nuk është shpërqendruar pëkundër ritmit të punës së saj orar pa orar. /Prive.al