Me rastin e 28 nëntorit, të shumtë kanë qenë fytyrat publike që kanë uruar me doza patriotike.
E në këtë grup, ka hyrë edhe “dhëndrri i Kosovës”, futbollisti afrikan Keith Groeneveld.
View this post on Instagram
Partneri i aktores së mirënjohur Adriana Matoshi ka postuar një fotografi me flamurin që mbanë stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndarë një histori nga vizita në Deçan, realizuar pikërisht në ditën kur është shkrepur fotografia.
“Në këtë foto, unë po vizitoja Deçanin. Takova shumë burra që kanë luftuar në luftë dhe më treguan gjithë historitë e tyre. U ftova në shtëpitë e tyre ku hëngrëm fli të mirë me suxhuk. Vazhdova në male. Pastaj në bare dhe restorante. Unë madje luajta edhe futboll atje duke u njohur me njerëzit që jetojnë [në Deçan]. Janë të mrekullueshëm. Mësova shumë për kulturën dhe historinë shqiptare. Mirënjohës për këtë eksperiencë” – është shprehur Keith. /Prive.al