Asaj i është shtuar lumturia e bekimi me tu bërit nënë.
Këngëtarja Tuna Sejdiu, nuk ka kohë më për asgjë tjetër përpos për të birin e saj.
Ajo dhe partneri Patris Berisha, tashmë janë prindër të një vogëlushi me emrin Tian, i cili tash është bërë pothuajse një muajsh.
Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e ka gjetur edhe Tunën nënë dhe me këtë rast, ajo ka uruar të gjithë fëmijët e në veçanti Tianin.
Urimin e ka bërë përmes një fotografie në profilin e saj në Instagram, ku shkruan:
“Lumturia më e madhe e një fëmije, është kur ai e di se e duan. Gëzuar dita e fëmijëve”. /Prive.al