Në media e opinion, sukseset e vajzave shqiptare në botë na kanë gëzuar gjithmonë.
Triumfet si më të bukurat në Gjermani, Zvicërr e Amerikë janë pëlqyer e përkrahur por u desh të ndodhë e kundërta që të shpërthejmë aty ku dimë më së miri – në tastatura.
Kurora e Miss Kosova Universe që shkoi dy netë më parë për argjentinasen Camila Barraza u shndërrua në kryetemë me tone raciste e konspirative ku u kundërshtua zëshëm një gjë e thjeshtë dhe për plot vende edhe periferike – kurora e Missit.
Në një vend në zhvillim ku një ndeshje kualifikuese futbolli apo kurora në një event komercial barazohet dhe vlen sa politika apo ulësja në OKB, bukuroshja duket se u gjend papritmas në atë që nuk e priti në asnjë moment – sulmet nga gjitha anët.
Camilla Barrazas, iu etiketuan epitete nga më të ndryshmet në shpejtësi drite të cilave vendosi t’iu mos u japë replikën në mënyrë të menjëhershme.
Tek 24 orë pas triumfit, kur tashmë duket se ka marrë vetën nga fitorja dhe akuzat, më e bukura e Kosovës ka vendosur të flasë përmes një postimi në rrjetin social Instagram në të cilin është zotuar se do e dhurojë maksimumin e saj teksa ka sqaruar se në Kosovë nuk ka ardhur vetëm për event por shtetin e ka zgjedhur tash e një kohë si shtëpi të saj.
‘Nga gjithë gjërat e bukura që Kosova mi ka dhuruar, kjo është më e mira. Unë u jam shumë mirënjohëse personave që më kanë përkrahur. E di, është e vështirë të dëgjosh që dikush tjetër do përfaqësojë vendin tënd, zakonet tuaja, shtetin tënd. E kuptoj poashtu zemërimin e shumë personave por përgjegjësia ime është e dyfishtë sepse kam zgjedhur këtë shtet si shtëpinë time. Megjithëse nuk jam lindur këtu, përpjekjet e mia do jenë të dyfishta. Unë do përfaqësoj Kosovën me gjithë fuqinë dhe zemrën time.
Ju premtoj: personave që më besojnë që s’do jenë pishman kurse personave që nuk më besojnë, shpresoj ta ndryshoj mendimin tuaj për mua. Ju dua të gjithëve’ – ka qenë përmbajtja e letrës së hapur të bukuroshes drejtuar Kosovës.
Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat. Historikisht, aty ku kemi pasur shpresa të larta kemi dështuar kurse ata që i kemi përqeshur (kujto: Rona Nishliu – Suus) në fund na e kanë zdritur ftyrën e bashkë me të edhe qëndrimin në transformim radikal prej 180 gradësh. Koha do jetë ajo që do flasë… /Prive.al/