Setet fotografike tanimë padyshim se janë kthyer në një trend. Pothuajse çdo videoklip i publikuar po shoqërohet me foto të këngëtarëve në fjalë të shkrepura nga fotografët më me nam aktualisht.
Nga kjo tendencë duket se është përfshirë edhe këngëtarja më IN e momentit, Era Istrefi e cila përmes rrjetit social Instagram ka paralajmëruar se diçka e re po vjen së shpejti bashkë me fotografin Kastriot Zhugolli.
Siç shihet, Era nuk po i lë aspak hapësirë vetes të pushojë për të shijuar suksesin e këngës në duet me Ledrin “Shumë pis”, këngë e cila theu edhe rekordet ballkanike të klikimeve në Youtube. E nisur nga stili unik i këngëtares, padyshim që presim se edhe ky set të jetë i tillë./Prive.al/