Pas një kohe në heshtje për shkak të prishjes së kontratës me menaxhmentin e vjetër, On Records, Rina Balaj e ka ndërmend të rikthehet.
Reperja e famshme shqiptare, qëndroi larg mediave dhe muzikës për kaq kohë duke mos u parë as në rrjete sociale pasi llogaria e saj u kthye në profil të ish-kompanisë.
Megjithatë, Rina po rikthehet dhe ky është një lajm i mirë për fansat e saj.
Artistja flet nesër në Prive për shumë gjëra dhe tregon kur do të ndodhë rikthimi i saj në muzikë dhe me çka.
Mos harroni, nesër në ora 19:00, Prive me Liberta Spahiun./Prive.al