Shpesh edhe është kritikuar për veshjen. Rita Ora me gjithë shijen, në raste të shpeshta edhe ia ka huqur në veshje, sidomos në evenimente të mëdha.
Kohëve të fundit, si rast më të freskët ishte paraqitja në VMA ku ylli me origjinë nga Kosova u rendit ndër emrat e veshur më keq.
Por, kritikat nuk kanë pasur vend në një prej paraqitjeve të fundit të Ritës, tek Tom Ford Party gjatë javës së modës në New York.
E veshur në fustan pikërisht të Tom Ford me një paraqitje glamuroze, Ora ka zënë vend tek të gjitha mediat, nga tabloidet britanike e deri tek prestigjiozja New York Times.
Më poshtë, disa foto të shkrepura nga festa. /Prive.al/