MC Kresha arrin mbi 600.000 shikime me këngën ”Era”

By

Të hënën, MC Kresha bëri rikthimin e shumëpritur të tij me një projekt solo. Kënga ”Era” që pasoi bashkëpunimin ”Edhe 3” me Gjikon, që në minutat e parë e vulosi përshtypjen se do jetë një sukses.

Kënga mori kritika shumë pozitive qoftë nga fansat por edhe nga kolegët e tij që pa hezitim e shpërndanë krijimin muzikor në profilet e tyre.

E reflektimi më i saktë se kënga po dëgjohet shumë janë pa dyshim shikimet në Youtube. Për 24 orë, ”Era” ka shkelur shifrën e gjysmë milioni klikimesh teksa sot llogariten mbi 600.000 të tilla.

Ndryshe, Mc Kresha me grupin P.I.N.T gjithmonë janë përfolur si emrat e paktë të skenës që nuk ndërhyjnë në rrjete sociale me fryerje të shikimeve përmes blerjes së tyre, një fenomen mjaft i përhapur e i diskutuar në skenën tonë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm