Mbretëresha e xhunglës: Beyonce bëhet luaneshë

By

“The Wearable Art Gala” është event ku të famshmit shfaqen me “art që vishet”, e që organizohet çdo vit nga mamaja e Beyonce, Tina Knoëles.

Edhe pse shumë të famshëm u paraqitën në event me fustane e fytyra të ngjyrosura, Beyonce vendosi të paraqitej në sallën e Santa Monica e veshur si luaneshë. Veshja ishte dizajnuar nga Georges Hobeika. Në event ajo u paraqit me vajzën e saj Ivy Blue e cila po ashtu kishte një kurorë në kokë që të përshtatej me nënën e saj.

Beyonce gjithashtu do të jetë në filmin “The Lion King” ku do të bëjë zërin e luaneshës Nala.

Ajo si duket nuk mund të dalë nga roli i luaneshës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm