Një nga këngëtaret më të dashura dhe përfolura të industrisë sonë të muzikës është padyshim Enca.
Këngëtarja po vazhdon të sjellë muzikë të re dhe po shijon në maksimum jetën e saj si një vajzë beqare.
E së fundmi teksa hapi opsionin për të pranuar pyetje nga ndjekësit e saj ajo na zbuloi edhe tiparet e një burri që do të ishte ideal për të.
“Cili është tipi yt”, e pyeti njëri nga ndjekësit, pyetje së cilës këngëtarja iu përgjigj duke shkruar, “Duhet të jetë i pashëm, sjellje të shkëlqyera, inteligjent, argëtues dhe besnik”.
Kujtojmë se këngëtarja ishte e ftuar në Prive ku na zbuloi shumë gjëra nga jeta e saj personale dhe profesional teksa u përgjigj në “50 pyetje”. /Prive.al