Sonte në kryeqytet po mbahet koncerti inaugurues i Operës së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje janë parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.
Opera e Kosovës ndonëse është themeluar si institucion, akoma nuk e ka ndonjë objekt apo një lokacion, dhe për këtë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, kanë bërë të ditur se kjo pritet të bëhet në fillim të vitit 2022, në muajt janar dhe shkurt, kur dhe do të ndahet buxheti për Operën e Kosovës.