Një javë më parë, Prive.al bëri të ditur lajmin se këngëtarja Aida Doçi është fejuar me Naser Qelin, menaxherin e saj shumëvjeçar të karrierës.
E duket se pas kthimit nga Turqia, radha ka qenë për një tjetër hap, atë të martesës.
Prive.al ka siguruar fotografi të realizuara sot që shfaqin Aidën nuse shoqëruar me një urim për martesë.
Ceremonia është zhvilluar në shtëpi, mbase edhe për shkak të situatës me pandeminë por sërish, brenda traditave tona për marrjen e nuses. Shumë urime çiftit! /prive.al