“Martesa” thyen rekord në kinema: Shtohet një termin më shumë!

By

Një javë më parë u mbajt premiera e filmit shqiptar me regji të Blerta Zeqirit, “Martesa”. Akoma pa u publikuar filloi të rrëmbej vëmendje edhe falë tematikës që ajo trajton.

Kurioziteti i madh për të ngarjen por edhe profesionalizimi i gjithë ekipit ka bërë që qytetarët të vërshojnë “Cineplexx”, kinemanë ku po shfaqet “Martesa”.

Për 7 ditë me radhë në dy termine, filmi i Blerta Zeqirit ka thyer rekord shikueshmërie, duke mos lënë as edhe një ulëse të lirë.

Mirëpo, tani është konfirmuar se në javën e dytë shtohet dhe një termin , përkatësisht “Martesa” me protagonistë, Adrian Matoshin, Alban Ukaj dhe Genc Salihun do të shfaqet tre hera gjatë ditës.

Detaje më shumë mbi këtë projekt kinematografik mund ta kuptoni në kronikën e mëposhtme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm