Mario Dedivanovic ishte shqiptari që e bëri të famshmen Kim Kardashian të flasë shqip.
Videoja e tyre e famshme ku ajo thotë “Sa bukur Mario”, pasi ai e ishte grimuar, u bë sensacion në internet.
Shqiptari nga Mali i Zi, po që po bën famë në Shtetet e Bashkuara, duke punuar me persona të famshëm të cilët japin gjithçka për një dukje të bukur në publik.
Ndërsa së fundmi ai ka punuar me aktoren e famshme Megan Fox, në një kampanjë bukurie të një marke të njohur kozmetike në SHBA.
Në profilin e tij në Instagram, ai e ka publikuar një video, në të cilën tregon se e kishte ëndërr të punonte për një kampanjë të tillë dhe me një personazh si Megan Fox. /Prive.al