Manjola Nallbani ka postuar në profilin e saj në Instagram një video shumë interesante ku një tufë
me pata i janë “vërsulur” të gjitha njëherazi teksa është duke xhiruar klipin e saj të ri tek “Mrizi i
zanave”.
Krahas videos, këngëtarja shkruan:
“Sikur po me turreshin demat jo patat ( apo quhen rosa😜😂) Gjate xhirimeve te këngës “ Sa syte
e mi”
Nuk dihet nëse kjo është pjesë e klipit, apo patat që ndodheshin aty thjesht i kanë shkuar nga
prapa Manjolës, megjithatë është një video shumë e bukur.