Për gati pesë vite ka qenë pjesë e emisionit ‘Prive’ duke sjellur çdo të Shtunë storje nga më të ndryshmet.
Puna e Maki Bajramit në Prive nuk ka se si të mos mbahet mend nga shikuesit besnik.
Personazhe të ndryshme nga arti e politika kanë rrëfyer për gazetaren detajet nga jeta private dhe ajo profesionale përgjatë gjysmë dekade.
Por periudha e njohur në fushën sportive si afat kalimtar i Janarit, e ka ‘marrë’ gazetaren e Prive në tjera ujëra.
Nga kjo mbrëmje, Maki do jetë bashkëprezantuese e emisionit qendror sportiv në Klan Kosova, ‘Sports Show’, i ristruktuar e me shumë risi.
Nën shoqërinë e saj dhe Emanuell Sylës, shikuesit e Klan Kosovës nga ora 22:00 çdo të dielë do të informohen me më të rejat nga sporti vendor e ndërkombëtar.
Teksa e pranojmë se do na mungojë goxha të Shtunave, s’kemi se si mos t’i urojmë shumë suksese Makit tonë në sfidën e re! /Prive.al/