Majki, protagonist në edicionin qendror të lajmeve në Francë (Video)

By

‘Dashni’ u kthye menjëherë në refren të momentit e senzacion në trojet shqiptare.

Për vetëm 5 javë nga lançimi i saj projekti i fundit i Majkit regjistroi 10 milionë shikime dhe u bë pjesë e secilës medie në trojet shqiptare.

Përpos që u pëlqye si këngë u përfol edhe për ngjajshmëri me artistin francez Maitre Gims.

E kjo nuk i shpëtoi as francezëve. Përmes një tweet ku shkruhej: “E gjeta Maitre Gims” shqiptar duke i referuar Majkit lajmi mori dhenë.

Fillimisht në shtypin online të Francës u përmend antari i Babastars dhe kënga ‘Dashni’ por nuk mbaroi me aq.

Fenomeni muzikor shqiptar, Majku zuri vend edhe në televizionet prestigjioze të Francës.

Ngjajshmëria mes dy artistësve u pasqyrua në edicionin qendror të lajmeve në një ndër kanalet më të ndjekura në Francë, M6.

Duke thurur lavde për stilin e këngëtarit francez për mënyrën e tij unike në të kënduar thanë se versioni shqiptar i tij është Majki dhe kënga ‘Dashni’.

Artikuj të ngjashëm