Që prej ndarjes pas lidhjes disa mujore, një prej emrave më të pëlqyer të skenës muzikore viteve të fundit, Majk ka qenë relativisht i heshtur.
Ai nuk ka preferuar që pjesa pas ndarjes të ketë fokusin e madh të mediave dhe publikut dhe si rrjedhojë ‘material’ nga ai nuk ka pasur asnjëherë.
Por, një seri e postimeve së fundmi në InstaStory kanë ngritur dilema se mos i dedikohen asaj.
Refreni i famshëm i Kanye West ndaj Taylor Swift ‘I made that b*tch famous’ është ripërsëritur dy herë nga Majki.
Nuk dihet saktë se a i adresohet ky postim ish të dashurës e cila realisht famën në portale e ka fituar muajve të fundit falë këngëtarit përkundër tentativave të mëhershme
E në një tjetër postim, Majki është shprehur: ‘Pi ju vjen inati që skom inati më ta’ duke ngritur sërish pikëpyetje se kujt i dedikohen këto fjalë. /Prive.al/