Para pak muajsh, Majk ishte në ballinat e shtypit rozë për shkak të deklaratave bombë të tij dhe të ish të dashurës së tij Majlindës, në lidhje me djalin e tyre Roan.
Majk tha se Majlinda nuk ia lejon ta shihte të vetmin djalë të tij, ndërkaq Majlinda e mohoi kategorikisht këtë deklaratë duke thënë se reperi kurrë nuk e ka mbështetur financiarisht.
Sido që të jetë, këngëtari e nisi këtë vit mbarë, me djalin e tij Roanin…
“Fillimi ma i mirë i vitit 2019”, ka shkruar Majk mbi një foto të djalit.
Para kësaj, artisti i numëroi të gjitha sukseset që pati gjatë vitit që shkoi dhe falënderoi Zotin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur./Prive.al