Lumi B, puthje pasionante me bashkëshorten!

By

Një prej reperëve më të pëlqyer të skenës, Lumi B njihet si person tejet familjar që brenda mundësive që i jep profesioni, i kushton kohën maksimale familjes respektivisht bashkëshortes dhe djalit, Blinit.

Por, deri sot, pak herë e kemi parë reperin e njohur në momente romantike teksa shkëmben puthje me personin e zemrës, Mirandën.

Një moment i tillë është kapur nga kamerat së fundmi kur dyshja kanë shijuar jetën e natës në një prej klubeve të kryeqytetit.

Nën tingujt e ‘Beautiful’ nga Ledri dhe Flori Mumajesi, Lumi dhe Miranda kanë dëshmuar se dashuria mes tyre vazhdon të jetë e njejtë, përkundër viteve që kalojnë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm