Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sonte në një tjetër dimension.
Ndryshe nga petku serioz politik dhe roli i opozitarit të tensionuar, me rastin e 8 Marsit, në ‘Zonë e lirë’ të Arjan Çanit, ai ka zbuluar një tjetër anë të tij – atë romantike.
Basha ka vendosur që të befasojë të gjitha vajzat e publikut me një trëndafil të bardhë si dhuratë për festën.
Mes tjerash, Basha nuk harroi të lëshojë një mesazh politik duke deklaruar që ditë më të mira po vijnë për gratë dhe vajzat. /Prive.al