Kënga më e re e Butrint Imerit në bashkëpunim me Dystinct, titulluar “Luj”, ka arritur suksese të jashtëzakonshme brenda pak ditësh nga publikimi. Sipas statistikave më të fundit, kënga renditet e para në Zvicër, e dyta në Belgjikë dhe në top 3 në Austri, Maqedoninë e Veriut dhe Suedi.
“Luj” po bën bujë edhe në vende të tjera si Gjermania, Italia dhe Holanda, duke dëshmuar se artistët shqiptarë po prekin audienca ndërkombëtare gjithnjë e më shumë. /Prive.al