Nga moderatore në këngëtare, Luana Vjollca nuk ka hezituar ta testojë veten edhe në muzikë dhe ia doli.
Vjollca e cila disa herë e ka theksuar se fillimet e karrierës skenike i kishte pasur me muzikën, tashmë ka publikuar disa këngë e njëra ndër to ishte goxha hit kësaj vere.
Pas një bashkëpunimi me këngëtarin Bujar Qamili dhe një solo projekti, Luana Vjollca ka paralajmëruar këngën e saj të re.
Me një insert publikuar në Instagram, ajo ka treguar se data e lansimit të këngës me video klip është 27 dhjetori, kurse kënga ka titullin në gjuhën turke.
“Gyle, gyle” – quhet kënga e re e Vjollcës, e që në shqip do të thotë “Lamtumirë”. /Prive.al