Janë një çift dhe kjo më nuk kontestohet. Luana Vjollca, moderatorja e Top Channel dhe biznesmeni kosovar Krenar Çoçaj, janë çifti që ende po e heshtin lidhjen e tyre.
Por ata s’po mund të fshihen, ngase nuk përmbahen nga komentet për njëri tjetrin në rrjete sociale.
Dyshja po qëndron në Jamaica bashkë me çiftin e sapomartuar Getoar Selimin dhe Luana Vjollcën, duke shijuar në maksimum në këtë tetor ditët 4e bukura me diell që të ofron klima e atjeshme.
E në një fotografi që Luana ka publikuar në Instagram, ku duket një seks bombë prej vërteti, ka marrë një koment interesant nga Krenari.
Ajo si përshkrim të imazhit ka vënë këtë: “Sweet apple pie” (mollë e ëmbël).
Në fotografitë që ka kapur portali shqiptar Xing.al, Krenari shihet t’i ketë komentuar diçka tjetër.
“Bombë nukleare do i ishte përshtatur më shumë si titull, fotografia ime e preferuar”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet, se është Krenari ai që e ka shkrepur edhe imazhin e saj. /Prive.al