I ngjyrosi të zeza flokët dhe zgjoi shumë polemika nëse ky ishte vendimi i duhur për tu marrë nga ajo.
Moderatorja e famshme e po ashtu edhe këngëtarja Luana Vjollca, të shtunën e kaluar në emisionin e saj në Top Channel, u shfaq si një brune super seksi.
Dorën në zemër larg imazhit të saj prej biondeje ajo po dukej sërish bukur, por seç ndjemë pak që ajo do na mungonte me flokët e bardha…
Por Luana nuk e paska marrë këtë vendim drastik për brune, sepse në edicionin e radhës ajo është rikthyer në bionde.
Zbuluar e nxori një fotografi e publikuar nga këngëtarja Engjëllusha Salihu, e cila bashkë me të ëmën Shyhreten kanë treguar se janë protagoniste të emisionit “Shiko Kush Luan”.